Demarkacioni me Serbinë, sa hektarë tokë i rrezikohen Kosovës?


Selver Lenjani pothuajse është i vetmi person që e ka sensibilizuar kontestin kufitarë Kosovë- Serbi në Karaqevë, ku pas hyrjes së NATO-së, aty Serbia i ka gllabëruar hiq më pak se 400 hektar tokë.

Lenjani thotë se pala kosovare duhet të jetë syqelë, e përgatitur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, sepse e drejta dhe faktet janë në anën tonë.

Kohëve të fundit edhe vet qeveritarët e Beogradit po e përmendin faktin se duhet të definohet vija kufitare me Kosovën. Janë dy vende ku Serbia qëllimisht ka atakuar vijën kufitare, pas hyrjes së NATO-së. Kontesti tashmë i njohur në Karaqevë dhe tek lagjja e Zahirajve në Gjilan.

Selver Lanjani është i vetmi njeri që ka ecur pa asnjë kompensim, vetëm e vetëm që ta mbajë të zgjuar palën kosovare për të mos bërë kompromise me Serbinë, kur është në pyetje kontesti në Karaqevë të Kamenicës, raporton RajoniPress.

”Personalisht do ta monitorojë çdo detaj dhe çdo lëvizje të palës kosovare. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe syçelë sepse të gjitha faktet, provat, dëshmitë, letra dhe dokumentet kadastrale janë në anën tonë. Serbia i ka gllabëruar hiq më pak se 400 hektar tokë të punueshme, shumica prej tyre janë ara dhe toka të punueshme nga vet banorët e brezit kufitar. Këtë fakt e din të gjithë, por kjo nuk mjafton. Në tavolinën e bisedimeve pala kosovare duhet të jetë e përgatitur në maksimum dhe nuk guxon të bëjë asnjë lëshim. Personalisht jo vetëm unë, por edhe të gjithë akterët tjerë, që e din gjendjen do të jemi të kyçur dhe monitorues” tha Lenjani.

Lenjani thotë se janë dokumentet kadastrale madje të lëshuara nga vet Beogradi dhe janë parcelat e banorëve të Kosovës që i kanë disponuar këto prona. “Këto dëshmi duhet të prezantohen me kohë dhe duhet të mbrohen në mënyrë profesionale” tha Selver Lenjani./Gazeta Fokus

Baby Boo