Demantohet rrena, Besmira Ejupi nuk është propozim i Alternativës, ja kush e propozoi!?


Alternativa vazhdon të jetë në shenjestër të spekulimeve të ndryshme.

Një nga spekulimet e fundit është se Alternativa ka propozuar për konsule në Nju Jork gazetaren Besmira Ejupi, emërim që shkaktoi shumë reagime në opinion.

Mirëpo sipas mediumeve dhe gazetarëve të pavarur bëhet fjalë për propozime të minsitrit të jashtëm Bujar Osmani, i cili përflitet edhe si peng i hipotekave të ndryshme, kurse ministrat e Alternativës as nuk kanë qenë prezent në mbledhjen e qeverisë ku janë bë emërimet e konzujve.

Sipas gazetarit të njohur, Furkan Saliu, Bujar Osmani, “nuk mund t’i mbrojë interesat e këtij shteti se ka hipoteka”.

“Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, thirr mbledhje urgjente që kërkon të jetë e mbyllur, e që i bie se ministrat dhe zëvendësministrat që nuk kanë certifikatë sigurie nuk mund të marrin pjesë.
Në mënyrë tinëzare propozon emra për konsuj të cilët kalojnë menjëherë.
Zëdhënësi i Qeverisë mohon se ka një vendim të tillë, që është normale, sepse nuk ka qasje në mbledhje të mbyllura të Qeverisë.
Pse për emërimin e konsujve duhet të mbledhje e mbyllur?
Maqedonasit kishin dilema se Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, nuk mund ti mbrojë interesat e shtetit për shkak se është shqiptar, unë them se ai nuk mund ti mbrojë interesat e këtij shteti se ka hipoteka”, shkruan gazetari Furkan Saliu.