Demaliaj: Kurti e LDK’ja po duan t’i bllokojnë 600 mijë qytetarë të Dukagjinit


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti, duke thënë se po e konsideron rajonin e Rrafshit të Dukagjinit si “geto”.
Madje, Demaliaj ka thënë se kjo qeveri këtë po e bën duke promovuar mos zhvillim të kësaj zone.
Ai thotë se Qeveria Kurti i ka thënë “Jo” ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, e me këtë rast edhe zhvillimit të kësaj zone, të cilën sipas tij nuk e ka përfshirë as në qeveri.

Demaliaj thotë se Qeveria Kurti dhe LDK-ja duan t’i bllokojnë 600 mijë qytetarët e Dukagjinit.
“Qeveria e re e Albinit, së bashku me LDK- në e Isa Mustafës, duan që Regjionin e Rrafshit të Dukagjinit ta konsiderojnë si GETO duke promovuar moszhvillim të asaj zone..!! Jo AUTOSTRDË , jo zhvillim, jo pjesëmarrje në qeveri ..!! Qeveria Kurti – LDK dëshiron ti bllokoj mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjinit..!!”, shkruan Demaliaj në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2804216836310546&set=a.452165118182408&type=3

Baby Boo