Delta po përhapen frikshëm! Maqedonia me normën më të ulët të vaksinimit në Evropë


Ajo që vihet re është se i gjithë rajoni ka mbetur shumë pas Evropës, që mesatarisht për momentin ka vaksinuar me të dyja dozat më shumë se gjysmën e popullsisë (57%). Kjo lidhet me numrin e lartë të fataliteteve që po përjetojnë Maqedonia, Shqipëria…, që kanë mbetur mbrapa në procesin e vaksinimit. Është Kosova ajo që ka vaksinuar 42 për qind të popullatës, ndërsa Serbia që radhitej ndër vendet e para në Evropë tani ka mbetur shumë pas, në nivelin e 45 për qindëshit të popullsisë së vaksinuar.

Ritmet e ulta të vaksinimit gjatë muajve të verës po shpjegojnë shkallën e lartë të shpërthimeve të infektimit me Kovid 19 në tre muajt fundit, shifra të larta shtrimesh në spital dhe regjistrime në rritje të vdekjeve. Komisioni Evropian ka publikuar një grafik të vendeve të Bashkimit Europian, që tregon se sa më e lartë të jetë norma e vaksinimit, aq më e ulët është norma e vdekjeve. Ajo që vihet re është se i gjithë rajoni ka mbetur shumë pas Evropës, që mesatarisht për momentin ka vaksinuar me të dyja dozat më shumë se gjysmën e popullsisë (57%).

Kjo lidhet me numrin e lartë të fataliteteve që po përjetojnë Maqedonia, Shqipëria…, që kanë mbetur mbrapa në procesin e vaksinimit. Sipas grafikut Maqedonia dhe vendet e rajonit qëndrojnë në fund të listës sa i takon shifrave të vaksinimit.

“Njerëzit e vaksinuar plotësisht ka më pak të ngjarë që të vdesin nga Covid-19 sesa ata që nuk janë vaksinuar”, thuhet në shënimin që shoqëron grafikun. Në katër vendet e fundit në Europë janë Bosnja dhe Hercegovina ( që ka vaksinuar plotësisht 22% të popullsisë), Bullgaria (29%), Shqipëria (rreth 33% ishte plotësisht e vaksinuar) dhe Maqedonia ( me dy doza për 38% të popullsisë). Vendet e rajonit i ka kaluar Kosova, ku pavarësisht se procesi i vaksinimit nisi me vonesë krahasuar me ne ka arritur të vaksinojë tërësisht 42% të popullsisë.

Jo rastësisht autoritetet e shëndetit në këtë vend kohët e fundit raportojnë një nivel të ulët infektimesh dhe shifra minimale vdekjesh. Serbia, që në fillim të vitit ishte ndër të parat në Evropë për nivelin e lartë të vaksinimit, ka mbetur pas, me vetëm 45% të popullsisë së vaksinuar. Në javët e fundit, shkalla e vdekjeve nga Covid-19 ka arritur nivele rekord në Bullgari, Letoni dhe Rumani. Në javën deri më 8 nëntor, në Bullgari u konfirmuan 22.8 vdekje për çdo 1 milion persona.

Në Rumani, kjo shifër ishte 21.8 dhe në Letoni 18.8. Megjithatë, për BE-në në tërësi, ishte vetëm 3.0. Numri i rasteve po bie në ato vende që ishin goditur keq, por tani po rritet në Kroaci, Estoni, Lituani, Slloveni dhe Ukrainë. Vetëm 23% e bullgarëve dhe 34% e rumunëve janë vaksinuar me dy doza. Në Letoni, kjo përqindje është 57%, por ishte shumë më e ulët një muaj më parë, kur u përhap vala aktuale. Në BE në tërësi, 66% e personave janë vaksinuar me dy doza. Sipas grafikut, Portugalia, që ka vaksinuar plotësisht 92% të popullsisë së rritur në një periudhë 14 ditore kishte 10 vdekje për 1 milionë banorë.

Ndërsa Bullgaria, që është shteti i BE-së me normën më të ulët të vaksinimit me 29% të popullsisë që i ka marrë të dyja dozat, kishte 325 vdekje për 1 milion banorë, shumë më e lartë sesa vendet që kanë vaksinuar më shumë se 70% të popullsisë. Rumania, që ka vaksinuar plotësisht 43% të popullsisë kishte 267 vdekje për 1 milionë banorë, e dyta me nivelin më të lartë të fataliteteve në BE, pas Bullgarisë.

Në të gjithë Evropën, numri i infektimeve me variantin ngjitës Delta po rritet dhe shumë qeveri po marrin në konsideratë të vendosin kufizime të reja. Por kjo valë po prek disa vende shumë më tepër se të tjerat. Nga Ballkani në Rajonin Baltik, janë shfaqur zona të caktuara më të cenuara, që përfshijnë një sërë vendesh me shkallë të ulët vaksinimi. Shkalla e ulët e vaksinimit nuk është rezultat i mungesës së vaksinave, siç mund të deklarohej muaj më parë, por vazhdon të jetë i lartë numri i personave që refuzojnë vaksinat, që lidhet me mosbesimin ndaj qeverisë dhe personelit mjekësor, por edhe teorive konspirative dhe lëvizjeve Antivaksinë.

JAVA E KALUAR ME MË PAK TË INFEKTUAR
Një rënie prej 8,9 për qind e numrit të të infektuarve rishtazi me Covid-19 javën e kaluar krahasuar me atë të mëparshme, vëren Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor për gjendjen e koronavirusit në vend. Nga data 15 deri më 21 nëntor, 2929 persona janë infektuar me Covid-19, ose 288 më pak se në periudhën 8-14 nëntor. Javën e kaluar u testuan 19,791 persona, 7.3 për qind më pak se javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 11.6 në 16.9 për qind dhe mesatarisht 14.8. Personat e infektuar janë të regjistruar në të gjitha grupmoshat dhe më të shpeshtat janë personat mbi 60 vjeç (23.3%).

Incidenca më e ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (3.6%). Ka një rënie të numrit të pacientëve në të gjitha grupmoshat, me përjashtim të grupmoshës 0-9 vjeç (+ 2,0%). Rënia më e dukshme është në grupmoshën e personave mbi 60 vjeç (-13,7%). Janë raportuar 91 vdekje, kryesisht nga grupmosha mbi 60 vjeç (89%).

Të vaksinuar me dy doza: 38 për qind e popullsisë; Të vaksinuar me një dozë: 39 për qind e popullsisë; Të vaksinuar në total: 822.751 persona; Të vaksinuar me dy doza: 789.905 persona; Të vaksinuar me tre doza: 63.137 persona; Raste aktive: 8281; Të infektuar në total: 212.865; Të shëruar: 197.120; Të vdekur: 7.464; Testime gjithsej: 1.453.084.

Baby Boo