Delegacioni ukrainas arrin në kufirin bjellorus për bisedime me Rusinë


Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë. Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.


Takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë erdhi pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.

Ndrësa Kremlini njoftoi orën se kur do të nisin bisedimet me delegacionin e Ukrainës. Një ndihmës i presidentit rus tha se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi pritet të fillojnë në mesditë me orën e Moskës (04:00 ET) sipas CNN

Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së tyre.

Dy delegacionet do të takohen pranë lumit Pripyat në kufi. Zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e telefonoi Zelenskyn të dielën dhe i

ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas”.

Takimi i planifikuar i së hënës pason një mori deklaratash nga Kremlini, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për tu takuar në Bjellorusi.

Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se Kievi kishte refuzuar të negocionte.

Baby Boo