Delegacioni nga Universiteti i Tetovës zhvillojnë një sërë takimesh në Sarajevë


Një delegacion nga Universiteti i Tetovës, qëndroi për vizitë zyrtare në Sarajevë me ç’rast thelluan bashkëpunimin me Universitetin e Sarajevës, Qendrën për Hulumtime Postkonfliktuale dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal. Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimeve paraprake.

Pjesë e këtij delegacioni ishin Kryetari i Senatit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë Prof. Dr. Agon Memeti dhe drejtuesja e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor Mr. Sc. Donika Kamberi.

Nga kontaktet paraprake me Sekretaren gjenerale të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal znj. Majlinda Bregu, delegacioni i Universitetit të Tetovës gjatë qëndrimit në Sarajevë, realizuan vizitë fillimisht në zyrat e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe takuan shefin e departamentit për politikë z. Amer Kapetanoviç. Gjatë këtij takimi palët prezantuan aktivitetet e tyre hulumtuese dhe projektet që do të realizohen në të ardhmen. Në përmbyllje të këtij takimi delegacioni i Universitetit të Tetovës i dhuroi revistat e edicioneve speciale dhe monografinë e Universitetit të Tetovës.

Gjatë qëndrimit të tyre në Sarajevë ata realizuan vizitë fillimisht në zyrat e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe takuan shefin e departamentit për politikë z. Amer Kapetanoviç. Gjatë këtij takimi palët prezantuan aktivitetet e tyre hulumtuese dhe projektet që do të realizohen në të ardhmen.

Në përmbyllje të këtij takimi delegacioni i Universitetit të Tetovës i dhuroi revistat e edicioneve speciale dhe monografinë e Universitetit të Tetovës. Përveç kësaj vizite, delegacioni i Universitetit të Tetovës u prit në takim nga udhëheqësit e Universitetit të Sarajevës, gjegjësisht nga Prorektori për Shkencë Prof. Dr. Mirza Dautbashiç, nga Prorektorja për Art dhe Kulturë Prof. Dr. Tamara Karaça Beljak, udhëheqësja e departamentit Erasmus dhe drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut, Gaj Trifkoviç.

Në këtë takim Prorektori për Shkencë Prof. Dr. Agon Memeti informoi homologët për ecurinë e Universitetit të Tetovës në shkencë dhe inovacion dhe u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve arsimore, po ashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera, në kuadër të iniciativave dhe programeve ndërkombëtare si ndërtimi i paqes dhe drejtësia tranzicionale. Në fund të takimit palët shkëmbyen botimet universitare.

Takimi i fundit u realizua mes drejtueses së Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor të UT-së dhe drejtueses së Qendrës për Hulumtime Postkonfliktuale nga Sarajeva znj. Velma Sariç të cilat u dakorduan që në të ardhmen të vijnë me raporte dhe publikime të përbashkëta në fushën e ndërtimit të paqes, sigurisë, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe organizimin e trajnimeve mbi zgjedhjen e konflikteve dhe dialogut në vend dhe në rajon.

Baby Boo