Delegacioni italian viziton komunën e Tearcës


Sot në hapësirat e Komunës u prit delegacioni Italian i udhëheqër nga z. Giuseppe Antonio Ruggiero, Kryetar i Komunës së Foiano di Val Fortore bashkë me bashkëpunëtorët e tij Ali Rashed al Omlet, Grregorio Bonsignore dhe Antonello Caporassi nga Kryetari i Komunës së Tearcës, z. Nuhi Neziri dhe kryesuesi i këshillit komunal z.Besnik Osmani.

Bashkëpunimi midis komunave vazhdon drejt projekteve konkrete dhe iniciativave të reja mjaft të rëndësishme për të dyja vendet tona e veçanërisht për komunat rurale dhe zhvillimin e tyre në rajon.

Komuna e Tearcës dhe ajo e Foiano di Val Fortore, pak kohë më parë kanë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi në sferën e energjisë së renovueshme.

Vizita e miqëve italian është kordinuar me gjith ekzekutivin gjë që pasuan takimet me zv.Kryeministrin i parë në ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive me z.Artan Grubi i shoqëruar nga sekretari shtetëror ne MSP z.Rami Qerimi dhe Drejtori i BZHR z.Ramiz Rexhepi dhe Ministrin e planifikimit hapsinor dhe ekologjisë z.Naser Nuredini si dhe takim me përfaqësues të zonës ekonomike në Tetovë z.Aleksandar Zarkov.

Baby Boo