Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë vendos kurora lulesh tek varri i Kiro Gligorovit


Një delegacion qeveritar i Republikës së Maqedonisë i përbërë nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nën shoqërimin e ministrit i cili është obliguar për klimën investuese për kompanitë e vendit, Zoran Shapuriq dhe zv. ministri i Vetëqeverisje lokale, Dejan Pavlleski vendosen kurora lulesh në varrin e ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, njofton Telegrafi Maaqedoni.

Si President i parë i Republikës së Maqedonisë, Gligorov kishte rol kyç në procesin e pavarsisë politike të Maqedonisë dhe njohjen e saj ndërkombëtarisht.

Vlen të përmendet edhe qëndrimet e tij për marrëdhënie të mira me fqinjët ku deklaronte se “ne me të gjitha vendet tona fqinjë duam të kemi marrëdhënie të mira miqësore, të kemi kufij sa më të hapur, dhe të kthemi ka problemet të cilat na bashkojnë, të cilat kërkojnë shkëmbim ekonomik, politikë dhe tjera… dhe ta lëmë historinë anash”.

Gligorov ishte Presidenti i parë i Maqedonisë nga viti 1991 deri në vitin 1999 dhe vdiq më 1 janar të vitit 2012.

Baby Boo