Del VIDEO e rrëzimit të avionit të Prigozhin/ Wagner: U qëllua nga Moska


Një aeroplan i vogël me 10 persona në u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Sipas Rosaviatsia, agjencia federale ruse e transportit ajror, e cituar nga mediat ruse, në listën e pasagjerëve ishte edhe themeluesi i mercenarëve të “Wagner”, Evgeny Prigozhin.

Sipas shërbimeve ruse të urgjencës “nuk ka të mbijetuar” nga aksidenti. Sipas kanalit Gray Zone në Telegram që ka publikuar shpesh lajme pranë Wagner, “avioni i llojit Embraer Legacy 600 me numër regjistrimi RA-02795, i cili i përkiste Yevgeny Prigozhin, u rrëzua nga zjarri i mbrojtjes ajrore nga Ministria e Mbrojtjes Ruse”.

Sipas të njëjtit kanal Telegram, megjithatë, “një avion i dytë privat i Evgeny Prigozhin, një Embraer ERJ-135BJ Legacy 650 me numrin RA-02748, aktualisht po fluturon në qiell mbi Moskë” pasi avioni tjetër u rrëzua. Kanali zyrtar i Wagner-it, duke mos e tepruar, konfirmon praninë e avionit të dytë dhe sqaron: “Edhe pse shumë kanale shkruajnë se Prigozhin ka vdekur, ai mund të ketë fluturuar me avionin tjetër”.

Baby Boo