Del rezultati i foshnjës ku nëna e saj rezultoi pozitive me Covid-19!


Foshnja, e cila lindi më 14 prill në Klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë – Shkup, nëna e së cilës është infektuar me Kovid-19, ka rezultuar negativ për Kovid-19.

Informacionin e kumtuan nga Klinika, ndërkaq shtojnë se si fëmija edhe foshnja janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçare nga Kumanova, e cila në Klinikën në Shkup kishte ardhur ditën e martë dhe dje rezultoi pozitive me Kovid-19.

“Ajo nuk ka pasur simptome të virusit korona dhe ka lindur në mënyrë spontane, por për shkak se është e rajonit të Kumanovës, me të që nga fillimi i pranimit është vepruar si ndaj pacientëve nga rajoni i rrezikuar dhe sipas të gjitha protokolleve i është marrë strisho për Kovid-19”, njoftuan nga Klinika e gjinekologjisë dhe e akusherisë – Shkup.

Shtojnë se strishoja foshnjës i është marrë pasi nëna ka dalë pozitive me Kovid-19.

Baby Boo