Del përgjigja e testit të dr*ogës së Kryeministres finlandeze


Kryeministrja finlandeze Sana Marin nuk përdori dr*ogë në festat e shfrenuara, ku shfaqej si pjesëmarrëse në videot e publikuara në rrjetet sociale. Në deklaratën për shtyp të qeverisë finlandeze publikuar këtë të Hënë thuhet se 36-vjeçarja rezultoi negative në testin e dr*ogës, të cilit iu nënshtrua të Premten e kaluar.

Përfaqësuesit e qeverisë thanë se Marin pagoi personalisht paratë e testeve, pas dyshimeve të hedhura nga partitë e opozitës se ajo mund të kishte konsumuar lëndë narkotike gjatë festave. Megjithatë kryeministrja tha se kishte konsumuar vetëm pije alkoolike dhe nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme duke marrë pjesë në ato festa.

Në mbështetje të saj, shumë gra dhe vajza në të gjithë botën kanë publikuar në rrjetet sociale video ku kërcejnë nën modelin e kryeministres finlandeze, duke krijuar edhe Hashtagun #solidaritywithsanna.

Baby Boo