Del nga kafazi krokodili në Kopshtin zoologjik në Shkup


Një krokodil nga Kopshti zoologjik në Shkup mbrëmë ka ikur nga vendi ku jeon, ka bë një shëtitje të shkurtër dhe është futur në liqenin brenda Kopshtit bashkë me patat, kanë konfirmuar nga Kopshti zoologjik.

Për fat të mirë, nuk ka ndodhur ndonjë incident më i madh, sepse sot në mëngjes krokodili është gjetur në liqen dhe sërish është kthyer te vendi i tij. Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galletanovski, ka deklaruar për BIRN, se rasti që ka nodhur sot në mëngjes nuk është i vetmi, sepse edhe më parë ka ndodhur raste të ngjashme, prandaj duhet të ndërrohet rrethoja e ulët.

“Për fat të mirë ai nuk ka gëlltitur asnjë patë, kurse kopshti ende ishte i mbyllur”, ka theksuar Galletanovski.
Dëshmitarë okularë nga ana tjetër kanë thënë se operacioni për kthimin e krokodilit të quajtur “Ganjo” është zhvilluar deri sa Kopshti Zoologjik ka qenë i hapur dhe deri sa ka pasur vizitorë.

Baby Boo