Del nga binarët treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçan


Treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçani, ka dalë nga binarët dje pasdite. Aksidenti ndodhi rreth orës 17.20 në seksionin nga Velesi në Shtip, në pjesën e Ovçe Poles. Informacionet jozyrtar janë se mes dhjetëra udhëtarëve që ishin në tren, nuk ka asnjë të lënduar. Nga Hekurudhat e Maqedonisë “AD Transport” konfirmuan se treni doli nga binarët dhe se po punojnë në riparimin e dëmeve.

“Një vagon udhëtarësh u rrëzua në rrugën për në Koçan. Ne nuk kemi informata specifike, sepse ato inspektohen nga NP Hekurudhat e Maqedonisë ‘Infrastruktura’. Ne jemi duke punuar në rregullimin e dëmeve të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme”, deklaruan shkurtimisht nga Hekurudhat e Maqedonisë “AD Transport”.

Për shkak të daljes së trenit nga binarët, trafiku hekurudhor për dhe nga Kocani është ndërprerë që nga dje pasdite./Telegrafi/

Baby Boo