Del dhe proteston me popullin, por shihni çmimin e syzeve që mban politikanja shqiptare!


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në çdo dalje publike gjatë protestave të opozitës e ka vënë theksin mbi varfërinë dhe papunësinë e shqiptarëve.

Ndërkohë që qan hallet e popullit, nga ana tjetër, Kryemadhi shëtit me veshje të shtenjta, ku vetëm syzet kanë një çmim marramendës.

Në një kohë që shqiptarët kanë një sërë problemesh ekonomike dhe paguhen me paga të ulëta, me të cilat nuk sigurojnë dot as shpenzimet minimale të jetesës, syzet e Monika Kryemadhit kushtojnë rreth 1454 euro.

Vlerë të cilën shqiptarët duhet të punojnë minimalisht 5 muaj për të blerë vetëm një palë syze. Garderoba e Monika Kryemadhit, vlen me shifra që shqiptarët e thjeshtë as nuk i ëndërrojnë dot. Ndërsa një palë syze i kushtojnë sa pensioni i 10 personave në qytet e 30 në fshat dhe sa ndihma ekonomike e 10 familjeve në nevojë. Ndërkohë që sipas Kryemadhit dhe bashkëshortit të saj deklarojnë se nuk kanë asnjë biznes, vetëm rroga e një deputeti nuk e justifikon një çmim të tillë.

Baby Boo