Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit në banesën e prindërve të saj, ndodhur mëngjesin e sotëm.
Në një deklaratë ajo shkruan se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së saj.
DEKLARATA E LALËS
“Te dashur miq!
Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.
Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.
Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.
Ju jam mirënjohës secilit prej jush që po më gjendet pranë në këto momente. ” shkruan gazetarja