Deklarohen dy Lëvizjet BESA për funksionimin e tyre në Kuvend

Dy krahët në Lëvizjen BESA, janë deklaruar se si do të vazhdojnë me punë në Kuvend, duke e pasur parasysh se njëra prej tyre do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, ndërkaq tjetra do të ngelet në opozitë. Krahu ku kryetar është Bilall Kasamit, thotë se do të vazhdojnë t0δ jenë në opozitë, ndërkaq krahu ku kryetar është Afrim Gashi, thotë se ende nuk kanë vendosur se si do të funksionojnë, shkruan Portalb.mk.

Baby Boo

“Kjo është edhe një dëshmi se në vazhdimësi është manipuluar me opinionin rreth Lëvizjes Besa. Lëvizja Besa është një dhe ka kryetar Bilall Kasamin. Të gjithë tjerët që kanë keqpërdorur emrin dhe simbolet e Lëvizjes Besa po ballafaqohen me procedura të ngritura në organet e drejtësisë. Lëvizja Besa është parti opozitare dhe çdo deputet i saj që nuk është në vijë me qëndrimet e partisë duhet të dorëzojë mandatin e deputetit pasi që mandatet janë fituar në emër të partisë dhe jo në emër individual”, thotë për Portalb.mk nënkryetari i Lëvizjes BESA ku kryetar është Bilall Kasami, Abdush Demiri.

Nga ana tjetër, krahu në Lëvizjen BESA ku kryetar ësthë Afrim Gashi, thotë se pas rikonstruksionit të Qeverisë do të vendosin se si do të vazhdojnë në Kuvend, ndërkaq thekson se në vijim janë edhe procedurat gjyqësore për çështjen e legalitetit të kryetarit të partisë.

“Çështja e grupit parlamentar do të zgjidhet pasi të përfundojë rikonstruksioni i qeverisë. Jemi duke punuar dhe besoj se do ta zgjidhim edhe atë pjesë. Nëpër institucionet e drejtësisë po rrjedhin tri procese: në Gjykatën e Apelit është proceduar e animimit tonë ndaj vendim ti të Gjykatës Themelore dhe presim që këto ditë mund të ketë vendim. Procedura e dytë është para Gjykatës Administrative, ku ende nuk është marrë vendim për anulimin e dokumenteve të falsifikuara nga ish Kryetari i Lëvizjes BESA. Siç e dimë, Gjykata Themelore solli vendim duke u bazuar mbi dokumentacionin që ishte i falsifikuar. Prandaj, vendimi i Administratives mund të nënkuptonte vendim tjetër edhe të Gjykatës Themelore. Dhe, procedura e tretë është ajo në Prokurorinë Publike, ku është ngritur kallëzim penal ndaj ish kryetarit për abuzim të detyrës dhe falsifikim. Presim që edhe ajo tashmë të ngrihet”, thotë për Portalb.mk zëdhënësi i Lëvzijes BESA me kryetar Gashin, Orhan Murtezani.

Kryetari i Kuvendit, sot deklaroi se deputetët duhet ta definojnë statusin sipas rregullores dhe se nuk munden që të njëjtët të funksionojnë në një grup parlamentar nëse kanë kundërshtim mes vete.

“Duhet ta definojnë statusin e vet, ashtu siç e parasheh rregullorja, nuk mundet të funksionojnë si një grup parlamentar, derisa kanë kundërshtime në mes vete. Deri tash nuk kanë dorëzuar tek unë letër se lëvizja BESA është ndarë, derisa nuk kanë dorëzuar letër, ata ende funksionojnë si një subjekt politik. Dita e premte, kur edhe votohen ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Maqedonisë, do të dihet edhe ajo se si do të funksionojë BESA”, ka thënë ndër të tjerash Xhaferi.

Ndryshe, Lëvizja BESA që nga janari i këtij viti është ndarë në dy fraksione, ata që e duan për kryetar Bilall Kasamin dhe të tjerët që e duan për kryetar Afrim Gashin. Rasti është në gjykatë, por ende nuk ka epilog. Grubi i Kasamit pretendon se në mënyrë të paligjshme është zgjedhur për kryetar Gashi, ndërkaq grupi i Gashit vlerëson se Kasami nuk është kryetar legjitim pasi që Kryesia Qendrore të njëjtin e ka shkarkuar. Deri më tani, deputetët e të dy grupeve (3 të Gashit dhe 2 të Kasamit) kanë vepruar bashkërisht edhe përskaj ndarjeve, megjithatë me hyrjen e Gashit në Qeveri, të premten duhet të vendoset nëse deputetët e njërit grup do të funksionojnë si të pavarur apo në ndonjë formë tjetër.