Deklaratë tronditëse e Vulinit: Shumë vd*kje në rajon janë të lidhura me emrin e Gjukanoviqit


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se shumë vdekje në rajon janë të lidhura me emrin e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

“Unë nuk e di se si Gjukanoviq e shpalli veten si bosi politik i Radoje Zvicerit, por e di që Zvicer nuk do të ishte shpërndarësi më i madh i drogës në këtë pjesë të botës pa një bos politik”, tha Vulin.

Ai shtoi se klani Kavac dhe Skaljar janë “produkti më i suksesshëm i eksportit të Malit të Zi të Gjukanoviqit”, nga i cili, siç shtoi ai, “është eksportuar më shumë kokainë se mish, më shumë cigare se verë”, raporton vijesti.me.

Vulin tha se ai “e kupton urrejtjen” e Gjukanoviqit ndaj Serbisë së suksesshme dhe Aleksandar Vuçiqit”, por gjithashtu se presidenti malazez duhet të kuptojë se kohët në të cilat ai sundoi Serbinë me malazezët e Vraçarit kanë kaluar përgjithmonë.

Gjukanoviq tha më herët sot se beson që tema e vrasjes së Vuçiqit në skenën politike dhe mediatike të Serbisë dhe Malit të Zi “e sjellin një numër njerëzish me mendje të sëmurë” dhe se për këtë arsye ai “hedh poshtë” trillimet për rolin e tij në këtë rrëfim.

Ndryshe, Vulin ditë më parë kishte deklaruar se kanë marrë informatë për një atentat ndaj Vuçiqit.

Baby Boo