Deklaratat e Valon Sylës për mërgimtarët, reagon Agim Bahtiri


Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar për disa statuse në Facebook të gazetarit Valon Syla për ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë. Bahtiri ka thënë se është ndjerë i ofenduar, pasi edhe vetë ka ardhur nga diaspora për të punuar në Kosovë. Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

Është e turpshme se si një pseudo-gazetar e sulmon në mënyrën më të ulët diasporën, e cila për dekada ishte kontribuesja më e madhe e Kosovës. Ky i quajtur gazetar e analist, para se të flas për diasporën është mirë të tregoj se kush ia ka financuar portalin e me familjarin e cilin (ish) kryetar partie është ortak në portal.

Një person që gjithë karrierën e tij i ka shërbyer një partie politike nuk ka të drejt të ofendoj diasporën, e cila e ka financuar rezistencën paqësore, luftën e UÇK-së dhe ri-ndërtimin e Kosovës pas luftës që ishte e shkatërruar dhe e djegur deri në themel.

Të quhen diaspora njerëz analfabetë është poshtërsia më madhe. Pasi që ne duhet të ndihemi krenar se nga diaspora jonë në Europë dhe ShBA kanë dalë personalitete të shquara, si profesorë të universiteteve më prestigjioze, mjekë, inxhinierë, por edhe politikanë e biznesmenë të fuqishëm, të cilët janë integruar mjaftë mirë në kulturën e vendeve ku jetojnë e veprojnë.

Si person që kam ardhura nga diaspora për të kontribuar në Kosovë, ndihem jashtëzakonisht keq për debatin e fundit publik të nisur nga një person pa kurrfarë vlere. Unë dhe familja ime i përkulemi përjetësisht diasporës dhe luftës së UÇK-së, pa të cilat nuk do të kishte Kosovë.

Baby Boo