Deklaratat e Mickoskit, Zaev: Çdokush që ka gabuar para ligjit duhet të mbaj përgjegjësi


Pas deklaratave të kreut të VMRO-së opozitare, Hristijan Mickoskise se zyrtarë të policisë po e ndjekin atë dhe se po përgaditet arrestimi i tij, sot reagoi kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij secili duhet ta respektoj prezumimin e pafajsisë mirëpo nuk duhet paraprakisht të japim kualifimkime gjyqsore.

“Mendoj se askush nuk mund të shpresojë se budallallëku do të zhvillohet kaq shumë në vendin tonë. Nëse luftojmë për shtet ligjor, duhet të lëmë që proceset ligjore të rrjedhin. Të gjithë së bashku kemi obligim ta kthejmë sundimin e ligjit. Gjithsesi se prezumimi i pafajësisë është diçka që ne të gjithë duhet ta respektojmë, por paraprakisht të japim kualifikime për sistemin gjyqësor, për atë nëse dikush është fajtor ose jo, nëse ka urdhër, është turp. Çdokush që ka gabuar para ligjit duhet të mbaj përgjegjësi, ndërsa çdokush që është i pafajshëm duhet të lirohet”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe, pohimet e Mickoskit për përndjekje dhe për përgatitje për arrestimin e tij sot i demantoi edhe MPB-ja. Nga MPB thonë se prej vitit të kaluar me kërkesë të vet Mickoskit pjesëtarë të MPB-së kujdesen për sigurinë e tij.

Baby Boo