Deklarata skandaloze e Haki Abazit: I krahason Thaçin e Mustafën me kriminelin Milosevic që vrau mijëra kosovarë


Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një deklarate skandaloze, i ka krahasuar Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, me kriminelin serb Slobodan Milosevic që vrau mijëra kosovarë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Thaçi e Mustafa po vjedhin demokracinë, njësoj siç bënte dikur sipas tij, Milosevici.

“Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vjedhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jokushtetuese dhe e barabart në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Milloshevic duke larguar institucionet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë”, ka shkruar Abazi.

Baby Boo