Deklarata shokuese: Koronavirusi vret të moshuarit dhe i bën mirë ekonomisë


Një gazetar i ‘The Telegraf’ ka shkruar një artikull në lidhje me moshat e treta që prek koronavirusi dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Jeremy Warner ka deklaruar se koronavirusi mund të ‘jetë i dobishëm’ për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar duke marrë jetën e të moshuarve.

Ai e krahasoi koronavirusin me gripin spanjoll, i cili në vitin 1918 kishte prekur moshat e reja, pikërisht ata që fitojnë para për të mbajtur familjen. Ndërsa sipas Warner, Covid-19 ‘vret’ të moshuarit, të cilët nuk do të marrin më pensione.

Menjëherë pas publikimit të këtij shkrimi komentet ishin të shumta, shumica vinin nga persona që jetonin bashkë me prindërit e tyre, të cilët nuk u kursyen në kritika.

Ndërkaq, gazetari iu përgjigj të gjithë ndjekësve të tij duke pranuar se duhet që të mos i kishte përdorur disa fjalë. Po ashtu ai shtoi se qëllimi i këtij shkrimi ishte nga pikëpamja ekonomike.

Baby Boo