Deklarata lidhur me mostrat e Astrit Dreharit, Haki Abazi intervistohet sot nga Prokuroria


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori.

Abazi do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.
Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

Baby Boo