Deklarata e saj për Dua Lipën u keqkuptua, Aurela Gaçe i del në mbrojtje Besa Kokëdhimës


Pas vizitës së Dua Lipës në Shqipëri, Besa Kokëdhima bëri një reagim në rrjete sociale, ku u shpreh shumë e re*voltuar. Në një postim në Instagram Besa u shpreh se Dua u prit me lëvdata e kortezira, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj. Ajo theksoi se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël.

Shumë e përkthyen deklaratën e saj si një reagim kundër Dua Lipës, ndaj Besa Kokëdhimës iu desh t’i sqaronte edhe njëherë fjalët e saj. Ajo theksoi se nuk ka asgjë me Dua Lipën, mdaj e vlerëson në maksimum si artiste me famë ndërkombëtare. Pas kritikave të shumta që mori, Besa ka marrë edhe mbështetjen e Aurela Gaçes.

Kjo e fundit ka bërë një krahasim me punën që bëjnë artistët shqiptarë dhe ata të huaj. Gaçe shprehet se të haujtë e kanë shumë më të lehtë të punojnë dhe shesin këngët e tyre, sepse ka shtëpi di*skografike që i ndjek hap pas hapi. Nga ana tjetër artistët shqiptarë duhet të pagujanë gjithçka vetë dhe janë të varur nga ftesat që marrin nga pronarët e lokaleve të natës.

Besa e ka falenderuar Aurela Gaçen për mbështetjen dhe shprehet se shumë artistë të tjerë do të donin t’i suportonin fjalët e saj, por nuk e bëjnë sepse kanë frikë.
“Ja një artiste me guxim, me **** më shumë se shumë burra. Të dua“, shkruan Besa.

Baby Boo