Deklarata e fortë e Kryemadhit: Nuk është tërmeti shkaktar i 51 viktimave, por Edi Rama!


Teksa ka komentuar tërmeti ne 26 nëntorit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë në “Kjo Javë” se 51 viktimat nuk janë shkaktuar nga tërmeti por nga kryeministri Edi Rama .

Deklarata e Kryemadhit:

Unë mendoj që ne nuk kemi ata që marrin përsipër këtë. Ka një administratë publike, ka një polici shteti, e cila do të kishte bërë shumë mirë që ato paratë e gazit lotsjellës ndaj protestuesve shqiptar ti kishte harxhuar për të blerë dhe për të ndihmuar zjarrfikset për të pasur shkallë e për të pasur mjete për të ndihmuar në raste të tilla.

Pra që janë harxhuar me mijëra euro për të blerë gaz lotsjellës për të nxjerrë qytetarët nga banesat e tyre, qoftë në Bulevardin e Madh apo qoftë në Unazën e Re, kemi një ushtri e cila për hir të së vërtetës çdo ditë dhe më shumë po rrënohet sepse i kemi premtuar NATO-s që do të shkojmë në një buxhet 2% por nuk është as 0,48%.

Kemi një sistem arsimor të papërgjegjshëm, të cilët kanë rënë në duar të njerëzve të papërgjegjshëm që çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në drekë, të cilët nuk pranojnë, sot skandali më i madh është në shkollën Emin Duraku që nuk lejojnë prindërit për të hyrë e për të parë se në çfarë klasa zhvillojnë mësimin fëmijët, sepse i kanë të ndaluar që t’jua mbyllin, sepse shtesa e re e Emin Durakut është dëmtuar dhe shkolla e vjetër ku është kapur ka probleme të tjera për shkak të gabimit të kapjes të gabuar të vazhdimësisë së shtesës së shkollës Emin Duraku apo në Petro Nini Luarasi apo në Sami Frashëri dhe në të tjera me radhë.

Dhe kemi një ministri e papërgjegjshme që thotë jo nuk ka asnjë lloj problemi, shkollat janë shumë mirë. Po të shkosh në Maminas dhe në Manëz tek shkollat fillore, kopshtet, 9 vjeçaret dhe të gjitha gjimnazet që janë jashtë funksionimit dhe jashtë përdorimit atëherë për çfarë do të ulem unë dhe çfarë do të ndjek unë nga afër. Buxhetin e ka 0, thotë biles do t’ju mbledh unë lekët do mi jepni mua, mos më sillni më batanije dhe ushqime por më sillni lekë se do ti menaxhoj unë.

Kush je ti që do ti menaxhosh këto lekë, me çfarë të drejte dhe kanë të drejtë njerëzit që janë skeptik, kanë të drejtë donatorët që janë skeptik. Të vjen Turqia të thotë do ti ndërtoj vetë 500 shtëpi. Bashkimi Europian thotë do ti japim 15 milionë euro, do bëjmë dhe një konferencë donatorësh, doli vetë Presidentja e Komisionit Europian në konferencë shtypi ditën e mërkurë paradite, doli vetë në konferecë shtypi dhe tha do të bëjmë këtë gjë dhe do ti ndjekin vetë të gjitha hap pas hapi.

Pra ky njeri që ka humbur besimin, gjithë shoqatat dhe gjithë fondacionet që kanë mbledhur para thonë do ti menaxhojmë vetë paratë dhe do ti shikojmë vetë. Atëherë pse duhet të besojnë njerëzit dhe pse duhet të shkojmë ne të bëhemi palë me një njeri që me një farë mënyre është shkaktari i 51 viktimave, nuk është tërmeti shkaktari, është ai shkaktari i viktimave me mos ndërhyrjen e mos veprimin me dashje./ I.M-Dritare.net

Baby Boo