Deklarata e Edi Ramës për hapjen e kufirit, Zekiri i përgjigjet VMRO-DPMNE


Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri i është përgjigjur VMRO-DPMNE e cila reagoi për një postim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me vendimin për hapjen e kufirit më 1 qershorit.

“Duke nisur nga e hëna 1 Qershor ne do të hapim kufijtë tokësorë, me fqinjët, për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve, pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes”, ishte porosia e kryeministrit Rama.

VMRO-DPMNE këtë deklarim të Ramës e komentoi në prizmin etnik, duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë së LSDM-së.

“Vendimi i Edi Ramës për hapjen e kufijve vetëm për një pjesë të qytetarëve të cilët janë me prejardhje shqiptare është edhe një shuplakë për qeverinë e Spasovskit dhe Zaevit dhe mossukses i madh për njeriun e parë të diplomacisë Dimitrov. Kjo është humbje e re e qeverisë së Zaevit sepse vendimi është diskriminues dhe fyes”, thekson VMRO.

Por nuk ka munguar edhe përgjigja ndaj VMRO-DPMNE-së nga ana e Zekirit.

“Lajmi se Shqipëria nga 1 qershori hap kufirin me Maqedoninë Veriore vetëm për shqiptarët nga vendi ynë është FALSE. Kufiri do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e vendit tonë! PS VMRO, si zakonisht, vrapon me një reagim ndaj lajmeve të rreme” ka shkruar Zekiri në profilin në rrjetet sociale.

Baby Boo