Deklarata e ‘bujshme’ e Cakos: Në 2025, Shqipëria do të ketë vetëm 500 mijë banorë


Konspiracionisti Alfred Cako thotë se në Shqipëri, në vitin 2025 do të jetojnë vetëm 500 mijë banorë.

Ai bën pjesë tek ata persona që nuk besojnë në ekzistencën e virusit dhe është kundër bërjes së vaksinës, pasi pretendon se e gjitha bëhet për t’i vendosur një mikroçip njerëzve dhe për t’i kontrolluar atë.

Gjatë fjalës së tij Cako paralajmëroi një ‘tkurrje’ të popullsisë botërore.

Në vitin 2025 Shqipëria sipas Cakos do të jetë vetëm 500 mijë banorë, Britania e Madhe 10 milionë banorë, ndërsa reduktim të popullsisë sipas tij do të ketë edhe SHBA-ja.

Këto të dhëna ai pretendon se ndodhen në ueb-faqet e OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit) në internet.

‘Në Shqipëri në vitin 2025 do të ketë vetëm 500 mijë banorë, ndërsa Britania e Madhe parashikohet të jetë 10 milionë banorë. Edhe SHBA-ja do të ketë ulje të popullsisë’, tha Cako në TCH.

Baby Boo