DEKLARATA E ALI AHMETIT PAS TAKIMIT


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve deklaroi se të gjithë partitë janë të interesuar që të gjendet zgjidhje.

“Ka dallime mes partive, por të gjithë duhet të angazhohemi që të ketë zgjidhje të suksesshme. Mbetet që të bisedohet në ditët e ardhshme dhe pres më tepër guxim nga të gjithë që të mos e lëshojmë këtë mundësi historike”, ka deklaruar Ahmeti.