“Degradimi i qenies njerëzore në Shiko Kush Luan” (FOTO)


Latif Mustafa
Top Channel-i po e emetoka njëfarë spektakli “shiko kush luan”. Në një vegëz – që për shkaqe shë*mtie dhe etike nuk po e postoj – arrita të shoh tani për të satën herë, se si de*gradohet qenia njerëzore përmes fetishit të trupit femëror dhe po*rnografizimit të spektaklit mediatik. Imagjinoni vegëza quhet “hot video”. Një vajzë futet në vaskë, mu në mes të studios, dhe bën skena të një po*rnografie të stisur sn*obiste! E shkreta, s’di a e ka idenë se çfarë bën? Duartrokitet nga publiku voajerist. Garuesit, dukeshin të habitur, e ca të entuziazmuar që jargaviteshin. Moderatorja zgërdhihet e hungëriset duke “shk*elë” mbi trupin e një femre. Çfarë shëmtie, çfarë gërdie!

Nuk e di a ka institucion mbikëqyrës në Shqipëri që sa*nksionon këto gjëra, por ama, me këtë trend spektaklesh, po d8egradoni qenien njeri duke na ng*ulfatur në ob*sesionin e zhvatjes së trupit femëror si objekt sk*llavërie. Edhe më keq se kaq, përmes por*nografisë po e vrisni br*utalisht Erosin!

Baby Boo