Degjeneron në dhunë protesta jashtë Parlamentit në Athinë, ka të plagosur


Ka degjeneruar në akte dhune protesta e mbrëmjes jashtë parlamentit grek, në kohën që brenda ndërtesës vazhdonin debatet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Një grup prej rreth 100 personash, hodhën gurë dhe fishekzjarre kundër forcave të policise, të cilat u përgjigjen me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës.
Në vazhdim dhjetëra policë zbritën në sheshin Sindagma dhe duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, shpërndanë turmën e protestuesve duke e ndjekur atë nëpër rrugicat e qendrës së kryeqytetit helen.

Prej përleshjeve, disa persona morën plagë dhe u dërguan në spital, ndersa forcat e rendit ndaluan 4 protestues.
Brenda godines se parlamentit, qeveria dhe opozita vazhduan përballjen politike, me akuza të rënda që arrinin deri në ato të tradhtisë ndaj vendit.

Kreu i Grekët e Pavarur dhe deri pak ditë më parë partneri në qeveri, Panos Kamenos, akuzoi Syriza-n për komplot institucional, që ka synim shëerbërjen e partisë së tij, ndërsa kryeministri Tsipras akuzoi opozitën se ka nxitur grupet ekstremiste të kercenojne deputetët e shumicës duke iu ushtruar atyre presion jashte banesave, me pankarta në të cilat ata akuzohen si tradhtarë të vendit.

Më herët gjatë mbrëmjes, grupe ekstremiste dëmtuan me gurë banesat e të paktën 3 deputetëve të Syrizas.
Protestat do të vazhdojnë sërish paraditen e së premtes, në kohën që parlamenti do të votojë pro ose kundër Marrëveshjes së Prespës.

Baby Boo