Degjenerohet parlamenti, Rama: Sali, gruas time i ha atë që s’thuhet

Ka degjeneruar situata në Kuvendin e Shqipërisë.

Sigma Doors

Pas Petrit Vasilit që i tha “mos na çaj b****” Ulsi Manjës, kryeministri Edi Rama në replikën me ish kryeministrin Berisha iu kthye: Ti gruas dhe familjes time t’i hash atë që s’thuhet.

“Po ta them edhe njëherë Sali, Abi Bank është bankë amerikane dhe kontrollohet nga enti rregullator. Je marrë me kë s’je marr ti një njeri që s’ke moral, por ti gruas time dhe familjes sime i ha atë që nuk thuhet”, tha Rama.

Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral, mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Abi Bank është me fond në Moskë.