Defekt i madh në stacionin 110 kilovat – Gjysma e Shkupit pa energji elektrike


Sot në mëngjes shumica e banorëve të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike. Për shkak të një defekti të madh të stacionit 110 kilovat, nuk ka pasur energji elektrike në vendbanimet Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj. EVN konfirmoi informacionin dhe sqaroi se ekipet tashmë kanë rregulluar defektin.

Rajoni i Karposhit, Kapishtecit, Vllae, Gjorçе Petrov, Matka, Kondovë dhe Saraj në mëngjes u ballafaquan me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Ndërprerja ndodhi si pasojë e rënies së largpërçuesit 110 kV nga trafostacioni “Shkupi 3” deri te trafostacioni “Perëndimi”.

Ekipet e Elektrodistribuimit për kohë të shkurtër e sanuan defektin dhe konsumatorët veçmë kanë furnizim normal dhe stabil me energji elektrike. Ndërkaq, për shkak të ndërprejrrjes së energjisë elektrike qarkullimi rrugor u zhvillua pa sinjalistikën e zakonshme të trafikut, gjë që ka shkaktuar kaos në trafik./KlanMacedonia/

Baby Boo