Debresh, zjarr në një shtyllë elektrike


Në fshatin Debresh të Gostivarit, një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri. Banorët që kanë parë flakët mbi shtyllë janë alarmuar fillimisht dhe kanë lajmëruar menjëherë kompanitë kompetente, të cilët deri në momentin e xhirimit të videos nuk ishin në terren për të eleminuar dëmtimin e mëtejshëm të shtyllës elektrike.

Sipas banorëve shkak i këtij zjarri mendohet të jetë ngarkesa e rrjetit elektrik por edhe prania e shumë kabllove të tjera të kompanive telefonike që shpesh krijojnë shkëndi elektrike. Banorët tregojnë se ky është një shqetësim që ua kanë bërë me dije kompanive kompetente, por deri më tani nuk ka marrë një zgjidhje.

Shpesh herë amortizimi i rrjetit elektrik sjell këto zjarre në shtyllat elektrike të cilat më pas dëmtohen. Ajo që kërkohet është një përmirësim i rrjetit dhe një rehabilitim më i mirë i kabllove.

https://www.facebook.com/TvGlobi/posts/1494553014074044

Baby Boo