Debat publik: Teprica e ushqimit të përfundojë te ata të cilët jetojnë nën pragun e varfërisë


Ushqimi i cili vlerësohet si tepricë duhet të përfundojë te familjet të cilat nuk mund t’ia lejojnë vetes atë. Kushtetuta e garanton të drejtën që t’u ndihmohet qytetarëve të cilët janë të rrezikuar. Sipas të dhënave, 450.000 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa njëkohësisht hidhen rreth 10.000 tonë ushqim në nivel vjetor në vlerë prej 12 milionë eurosh. Është e nevojshme që të ndërmarrim aktivitete për zvogëlimin e numrit të të varfërve, për ngritjen e vetëdijes për shfaqjen e solidaritetit, me qëllim që ata të marrin shujtë.

Këtë e theksuan pjesëmarrësit e debatit publik në temën “Ushqimi si e drejtë themelore njerëzore”, që sot e organizoi Komisioni i përhershëm mbikëqyrës parlamentar.

Kryetari i Komisionit mbikëqyrës parlamentar për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Fadil Zendeli tha se ushqimi është e drejtë njerëzore dhe kujdesi për kategorinë e qytetarëve të cilët kanë nevojë për ushqim është detyrim i institucioneve shtetërore.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar tha se është e nevojshme që të ndërmerren aktivitete konkrete në nivel kombëtar dhe lokal për zvogëlimin e numrit të të varfërve dhe të uriturve, ngritjen e vetëdijes që ta tregojnë solidaritetin e tyre dhe sa më shumë persona të marrin shujtë, të shoqërohen shtetet, organizatat qytetare dhe sektori privat që të japë kontribut në zvogëlimin e numrit të personave të uritur.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefrus Çeliku theksoi se donacioni i ushqimit ka ndikim të madh në implikimet sociale dhe ekonomike në luftën kundër urisë dhe varfërisë.

Sipas tij, kjo tregon për nevojën e ndërmarrjes së aksioneve në të gjitha nivelet në gjithë shoqërinë. Për këtë, theksoi, Qeveria në programin për këtë vit e vendosi aktivitetin për ndryshim të ligjeve ekzistuese dhe përgatitjen e zgjidhjes së re ligjore për rregullimin e donacioneve të ushqimit, dhe gjithashtu është shqyrtuar mundësia për përgatitje të planit për preventivë të plehrave dhe hedhjes së ushqimit.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski tha se në kuadër të iniciativës së tyre “Shujtë për të gjithë” dolën në thirrje publike dhe i ka ftuar të gjitha kompanitë private, organizatat joqeveritare … të ofrojnë zgjidhje inovative e cila do të financohet nga ana e Fondit për bashkëpunim me MPPS, do të zbatohet në praktikë dhe do të jetë sistematike.

Theksoi se në javët e ardhshme do të kenë ngjarjen përfundimtare ku do të prezantohen pesë zgjidhjet dhe do të zgjidhet një ose më shumë për të cilën kanë siguruar mjete financiare me çka do të sigurohet vëllim më i madh i mbështetjes të cilën shteti do ta japë për ata të cilët kanë nevojë.

Shtoi se të gjitha këto elemente duhet të përfshihen në një platformë për të cilën presin se pas një periudhe të caktuar do të financohet vetë, ndërsa në rast se nuk ndodh kjo, shteti me paratë të cilat i investon në sistem do të mund të ndihmojë që kjo të funksionojë.

Baby Boo