DEBAT PUBLIK PËR REFORMËN SOCIALE (VIDEO)


Organizatat e personave me nevoja të veçanta kanë dalë me vlerësime të ndara lidhur me reformën sociale të propozuar nga Qeveria. Në debatin e sotëm publik ku të ftuar ishin mbi 30 organizata, një pjesë prej tyre ishin të kënaqur që vërejtjet janë pranuar, ndërsa disa u ankuan se shumat e parapara nuk janë të mjaftueshme as për shpenzimet elementare të personave me hendikep.
Iva Mihajllovska – OJQ “Hera”
“Ajo që ministria e ka bërë për ta sjellë këtë reformë është në të vërtetë për tu përshëndetur në një mënyrë me atë që mbajti qëndrimin për atë që më herët e thanë se do ti kyçin të gjitha palët e prekura, OJQ-të, ekspertët që të sjellin zgjidhje që do t’i tangojë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sip edhe u tha, ky është numër i madh. Mirëkuptimi dhe dija që ministria arriti ta akumuljë në këtë ligj, unë nuk dua të besoj se duhet të ngelet në mëshirë të deputetëve që të njëjtën ta miratojnë”
Brankica Dimitrevska – OJQ “Hendikep plus”
“Patjetër të jeni të vetëdijshëm se standardi jonë jetësor duhet të ngritet në nivel më të lartë. Nëse keni vendosur flamur evropian në ligj, atrëherë mundësoni të jemi në standard evropian dhe jo në substandard me 7000 denarë. Duhet të jeni në korelacion me ministrnë e shëndetësisë, me fondin, sa paguajmë dhe sa janë të dhënat tona dhe bëni një vlerësim se sa kushton një muaj tpaktën për mbijetesë, duke mos lejuar asnjë luks, sa kushton një jetesë e personave me hendikep për një muaj”

Përplasje pati edhe mes pushtetit dhe opozitës. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, gjatë prezentimit të ndryshimeve ligjore foli edhe për krijimin e kushteve në institucionet shtetërore, ndërsa asaj me ironi i replikoi kryetari i komisionit amë, Vllatko Gjorçev, nga VMRO-DPMNE.

Mila Carovska, ministre e Punës
“Është nder për mua që diskutoj në një debat të këtillë publik në të cilën janë siguruar qasje edhe pse mund të konstatojmë se në këtë sallë me të vërtetë mund të bëhen ndryshime infrastrukturore me qëllim që të gjithë qytetarët të mund të ulen në ulëset që dedikohen për mysafirët. Besoj se këtë do ta merni si vërrejtje sepse si ministre e resorit, siç ju them të gjitha institucioneve lidhur me qasjen, I them edhe Kuvendit se duhet të jetë më I kapshëm për personat pe pengesa. Sot është nder dhe krenari për mua që të prezentojë reform që është përgaditur për një vit e gjysëm, është konsultuar me të gjithë ju në grupe të ndryshme fokusi, në debate të ndryshme publike dhe që kemi një ligj transparent i cili për 40 ditë ishte i publikuar në ENER”

Vllatko Gjorçev, VMRO
“Unë nuk mendoj që jeni ju ministre në Suedi, por mendoj se jeni ministre në Maqedoni. Do t’ju lsja që nëse vërtetë dëshironi që ky Kuvend të jetë më i kapshëm për personat me pengesa, do t’ju lusja nga Fondi për inovacione, nga ata 300.000 euro që ua dhatë miqve tuaj të mundësoni adaptim të kësaj salle dhe të mundemi ato mjete më mirë t’i shfrytëzojmë, sepse mendoj se ajo që e bëni absolutisht nuk është në rregull”

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe shumicës thanë se kjo reformë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për kategoritë e rrezikuara sociale, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Baby Boo