Debat i ashpër për shkarkimin e ministres Mizrahi (VIDEO)


Grindja mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, vazhdon edhe sot për shkarkimin e Rashela Mizrahit, nga posti i Ministres së Punës dhe Politikës Sociale. Deputetja Blagica Lasovska e VMRO-DPMNE-së argumenton se shkarkimi i Mizrahit është vetëm një defokusim i krimeve të pushtetit.

Kjo sjellje totalitare e Zaevit dhe regjimit të tij hibrid hedh një njollë serioze në zgjedhjet, që do të zhvillohen në 12 Prill, sepse prishet një nga postulatet thelbësore, sipas Ligjit për Qeverinë dhe Ligjin Zgjedhor në mënyrë të qartë si dita Zaevi dëshiron ti shtyjë zgjedhjet – tha Blagica Lasovska – VMRO DPMNE.

Për LSDM-në shkarkimi i Mizrahit , përveç që siguron proceset euro-atlantike,janë siguruar edhe të falimentuarit për të cilat ish-ministrja e punës dhe politikës sociale nuk dha mendim pozitiv, për zgjerimin e fushëveprimit të fondeve të ndihmës sociale.

Duhet të ketë dhe do të ketë përgjegjshmëri. E ardhmja e vendit nuk duhet të mbahet peng i autorëve që duan ta pengojnë përparimin dhe të rrezikojnë sigurinë, marrëdhëniet me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe BE – u shpreh Jagoda Shahpaska, LSDM.

Ministrja e shkarkuar mbrëmë akuzoi se ishte objektiv i antisemitizmit.

Në vend që bëjnë punën e tyre, kjo përfundoi dhe kulminoi me një shfaqje të lirë teatrale të quajtur “Tabela në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale “. Unë jam Rashela Mizrahi një hebreje krenare nga Maqedonia – deklaroi Rashela Mizrahi, ish-ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas kryeministrit Oliver Spasovski, shkarkimi i Mizrahi është për shkak të një serie të paraqitjeve publike në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet, që rregullojnë emrin kushtetues të vendit.

Në paraqitjet e saja publike, Mizrahi e keqpërdori funksionin dhe institucionin shtetëror për qëllime partie, në kundërshtim me Kushtetutën – deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër i Qeverisë.

Spasovski dje i bëri thirrje opozitës që të paraqesë një propozim të ri për ministër të punës dhe politikës sociale. Nga VMRO-DPMNE thonë se së shpejti organet e partisë duhet të vendosin për situatën e re.

Baby Boo