Dean Nicholson çiklisti që shëtit botën me macen në shpinë


Dean Nicholson ishte nisur tre muaj më parë nga shtëpia e tij në Dunbar, një qytet në bregdetin lindor të Skocisë, për të përshkuar botën me biçikletën e tij të gjelbër Trek 920. Ai u nis nga Skocia në Angli, u hodh në një traget për në Hollandë, dhe më pas udhëtoi nëpër Belgjikë, Francë, Zvicër dhe në Itali. Nga brigjet e Adriatikut u nis me traget për në Kroaci dhe më pas hyri në Bosnjë, shkruan Pa Censurë.

Dean Nicholson ishte duke pedaluar në Bosnjë duke u ngjitur një kodre afër kufirit me Malin e Zi kur pa një kotele që e ndiqte pas, kishte ndaluar dhe prej asaj ditë macja dhe Dean janë bërë shokë të pa ndarë.

Dean dhe macja kanë shëtitur pothuaj tërë botën duke mos u ndalur as në dimrin e ftohtë. Videot e tzre janë bërë virale duke u ndjekur miliona herë.Pa Censurë

Baby Boo