Dauti: Stabiliteti politik garanci për investime të reja


Kalimi me sukses i referendumit, si dhe ratifikimi e Marrëveshjes me Greqinë, që do hap mundësinë e të integrimin euroatlantik të vendit, do të ketë impuls pozitiv edhe në thithjen e investimeve të huaja, vlerëson ministri investimeve të huaja Bardhyl Dauti.
Stabiliteti politik është factor kyç edhe për stabilitetin ekonomik dhe financiar, që përmirëson thithjen e investimeve të huaja.
Për arritje më të mëdha investuese fillimisht duhet tejkaluar sfida  e pare që lidhet me emrin e shtetit, thotë ministri Dauti.
“Vendet përreth nesh që janë integruar në BE dhe NATO, menjëherë pas integrimit kanë patur tre apo katërfishim të investimeve që flet se stabiliteti politik është kyç, prandaj presim që integrimet euro-atlantike të përformojnë një stabilitet politik të lartë dhe kjo do të sjell investime të huaja. Nomalisht dhe natyrisht kushti kryesor është që të kalohet sfida që lidhet me emrin, e cila lidhet me referendumin, është një prej barierave institucionale dhe ne besojmë që qytetarët do të japin mendimin e tyre dhe do ti thonë PO integrimit të Maqedonisë në NATO”, u shpreh ministri i investimeve të huaja Bardhyl Dauti.
Dauti gjithashtu tha se Qeveria kujdeset edhe ligjet për zhvillimin e sektorit privat,  permes së cilëve  arihet barazi në trajtimin institcional të investimeve të bredshme me investimet e huaja.
“Kemi kaluar disa ligje që promovojnë zhvillime pozitive në sektorin privat ku edhe investitorët e brendshëm edhe ato të huaj të sigurojnë benefite fiskale të ndryshme, ajo që është e rënddësihme 10% e kostos së investimit në funs të vitit fiskal rimbursohet nga institucionet dhe kjo është një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e investimeve edhe të brendshme edhe të huaja”, theksoi Dauti.
Një masë tjetër shton ministri Dauti, është  edhe parajsa fiskale,e cila funksionon brenda zonave ekonomike, me anë të së cilës ka qind për qind lirim nga ngarkesa fiskale në dhjetë vitet e para për bizneset që operojnë në këto zona.
Baby Boo