Ramiz Dauti nga Rasti Alfa i indinjuar me ministrin e Drejtësisë


Ramiz Dauti nje ndër të arrestuarit e rastit Alfa i indinjuar ka shkruar:

SHPËRNDAJENI JU LUTEM!!!!!

Një gjë nuk më është e qartë UNË JAM PJESËMARRËS DREJTPERDREJT I PROPOZUAR NGA PROKURORIA NË RASTIN “ALFA” Dëshmova se ditën e kobshme isha në të njëjtën tavolinë në të njëjtin vend dhe lokal me Agim Islamin dhe disa të TJERË të cilet donin të dëshmojnë.Dua nje pergjigje si ka mundesi qe Agimi eshte Vrasesi dhe une jam i pafajshem SI? Unë pretendoj se kam qenë me të!

Ministri i “Drejtësisë” Bojan Mariçiq në emision live në Tv 21, nuk e di nëse i përgjigjet me vetëdije pyetjeve konkrete!
A është i vetëdijshëm se ka trashëguar një ministri të korruptuar me një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut dhe një sërë rastesh të sajuara politike si “Alfa”?
Nuk me besohet se njeriu kërkon ndihmë nga Bashkimi Evropian – dhe gjatë gjithë kohës kërkon ligje shtetërore brenda?Për cilat ligje Bojan?A e dini se keni hyrë në një rreth të ngushtë?Gjyqtarët dhe prokurorët dhe kryeministrat,kane deklaruar publikisht ne rastin konkret dhe tani keni fytyren te dilni Live ne nje emision dhe te flisni thashethemet pa lidhje E TE TURPSHME.Do te habiteni shume shume.
Askush nuk po kërkon nga ju dhe nga drejtësia e “Pavarur” që të shpallni pafajësinë, POR TË na jepni mundësinë të provojmë pafajësinë tonë duke përsëritur procedurën etj.

Baby Boo