Daut Haradinaj: S’është vepër penale nëse e gjuajmë me verë të kuqe në fytyrë Kurtin


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj thotë se e ka pëlqyer veprimin e gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

“Shumë mirë kanë bo. M’ka pëlqy. Gjest shumë i bukur”, tha Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Por a janë anëtarë të AAK’së ata që hodhën vezë në drejtim të Hotit?

“Nuk e di. Garant po ama nuk e di”, tha Haradinaj, “por kanë vepruar shumë mirë. Shpresoj të jenë të AAK’së”, shtoi ai.

“Nuk ka asgjë personale me Avdullah Hotin por qëndrimet e zëvendëskryeministrit”, tha ai.

“Sprej, vezë, domate”, janë forma të protestës.

“Albin Kurtit me ja gjuajt një venë të kuqe, të prodhuar në Kosovë, fytyrës nuk është vepër penale”, tha Haradinaj.

Baby Boo