Daut Haradinaj publikon video të pa parë deri më tani


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit njëri prej luftëtarëve më të shquar të UÇK-së, për Zonën e Dukagjinit, ka shpërndarë një video të pa parë deri më tani, që është incizuar në zonat ku kanë qenë të mbledhur bashkëluftëtarët e tij.

Me këtë rast ai në rrjetin e tij social Facebook, krahas videos ka shkruar se kjo është një inçizim i pa parë deri më sot.
“Këndojnë: Shaqë Avdija, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, në mesin e shumë luftëtarëve të tjerë që sot janë dëshmorë”, ka shkruar Haradinaj.

Baby Boo