Daut Dauti: Dasmat janë tubime neveritese. Vendimi për ndalimin e tyre nuk duhet të hiqet


Ish-zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, kur ajo drejtohej nga Bajram Kosumi, Daut Dauti ka reaguar mbi vendimin për ndalimin e dasmave në Kosovë, që ka ardhur si pasojë e Covid 19. Ai thotë se ky vendim duhet të mos shfuqizohet asnjëherë.

Sipas tij, dasmat në Kosovë nuk kanë qenë dasma, por tubime neveritëse.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Dasma

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.

Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj.

Baby Boo