Dastid Pallaska: Albin Kurti do të bëhet si diktatori Enver Hoxha


Avokati Dastid Pallaska ka deklaruar se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të bëhet njëjtë sikurse diktatori shqiptar Enver Hoxha, transmeton Gazeta Metro.
Pallaska i ftuar në Rubikon, ka thënë se veprimet, sjelljet dhe apetiti për pushtet i Albin Kurti është i ngjashëm me të diktatorit Enver Hoxha.

Pallaska ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje tenton të ndryshojë sistemin kushtetues të Kosovës që në të ardhmen t’i sigurojë vetes një pushtet absolut.
“Apetiti i tij për pushtet është absolutisht si i Enver Hoxhës dhe sikur që ishte i diktatorëve të shekullit të kaluar dhe autokratëve të tanishëm”.

“Në shumë vende edhe shumë më demokratike, pas një periudhe vetë populli e lyp një autokrat dhe ai është terreni ideal për një lëvizje sikur Vetëvendosja që ta shpalosin në thelb ideologjinë e tyre. Ky rend kushtetues nuk e akomodon kërkesën e tyre për pushtet”.
“Vetëvendosje dëshiron t’ia vërtetojë qytetarit të Kosovës se ky rend kushtetues nuk mund të prodhojë qeveri stabile. Kjo është në përputhje me ideologjinë e Vetëvendosjes që do ta bëjë nesër në pushtet. Një prej mënyrave se si një lëvizje populiste rritet është kur propaganda e saj nuk testohet në pushtet. Gënjeshtra mbi të cilën është ngritur të mos shpaloset asnjëherë para publikut”, tha Pallaska.

Baby Boo