Dasmat: Shkaktare për rikthimin e virusit


Dasmat na morën në qafë, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk na dëgjuan kur Komisioni për Sëmundje Infektive kërkoi që në asnjëfarë mënyre të mos lejohet organizimi i tyre në ambiente të mbyllur. Kështu deklaroi ditë me parë, kryetari i KSI-së, Zharko Karaxhoski.

“Nëse atëherë kishim dhjetëra raste, sot kemi rreth 1,200 raste kështu që situata është e pa sigurte me ten*dencë të përkeqësimit. Përse kjo na ndodh? Mos respektimi total i masave në disa pjesë të vendit, organizimi i madh i dasmave dhe ahengjeve tjera ku maskat nuk janë bartur, nuk kishte distancë e as dezinfektues dhe më e keqja grupimi masiv i njerëzve në një hapësirë të vogël. Nëse ju më thoni qindra unë do të them mijëra dasma kishte, në të cilën disa njerëz harruan se ekziston virusi”, deklaroi Zharko Karaxhovski – kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Nëse Karaxhovski ka qenë kundër, atëherë kush i lejoi dasmat!? Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e pranon se ka pasur mendime të ndara sa i përket dasmave në ambiente të mbyllura, por thotë se vendimi përfundimtar ka qenë i përbashkët.

“Shumë shpesh e kemi diskutuar dhe ka pasur mendime të ndryshme, megjithatë qëndrimi definitiv ishte që, pasi situata është e qetë gjithçka duhet të jetë e lejuar, ky ishte qëllimi. Momentin e parë që pamë se kemi përkeqësim të gjendjes, i rekomanduam masat restriktive”, potencoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe thotë se vala e rritjes së të infektuarve me Covid-19 është edhe në rajon, dhe kjo ndodh pasi që njerëzit kthehen nga pushimet dhe rriten edhe numrat me të infektuar. Shton se edhe vitin e kaluar kishim shumë raste dhe valë të të infektuarve që kanë filluar nga mbledhjet familjare nëpër shtëpia dhe kjo nuk mund të parandalohet, ndërsa mënyra e vetme për tu mbrojtur është vaksinimi.

Baby Boo