‘Dashnorja’ e Putinit fshihet në Zvicër me 4 fëmijët e tyre


Dashnorja e presidentit rus, Vladimir Putin, dyshohet se është fshehur në Zvicër në një vilë private bashkë me katër fëmijët e tyre.

Sipas Daily Mail, gjimnastja Alina Kabaeva, 38 vjeç, që njihet edhe si ‘gruaja më fleksibël në Rusi’, mendohet se ka katër fëmijë me tiranin 69-vjeçar.
Gazeta shkruan se Putini ka dy djem dhe dy vajza binjake 7-vjeçare me gjimnasten e shpallur kampione olimpike.

Burimet thonë se vila ku ndodhet ajo është shumë e sigurt dhe shumë private.

Lajmet për jetën private të Vladimir Putinit janë shumë të pakta.

Baby Boo