“Dardanus” Grubi: Janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e artefakteve në Muzeun Arkeologjik Shtetëror


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka vizituar sot lokacionin ku ditë më parë u gjet epitafi me mbishkrimin “Dardanus”.

Grubi në sqarimin e tij për rrjetin social Facebook, shkruan se në vendngjarje aktualisht po zhvillohen gjurmime arkeologjike teksa shton se çdo artefakt i gjetur në këtë lokacion do të dërgohet në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Theksojmë se sipas sqarimeve që u dhanë nga vendi i ngjarjes, në pllakë janë shkruar emrat e Epi Kratit dhe bashkëshortes së tij me tre djemtë, njëri prej të cilëve emrin e ka pasur Dardanus.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me drejtuesit e institucioneve kompetente vendore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore vizitova sot lokacionin ku ditë më parë u gjet epitafi me vlerë të madhe arkeologjike me mbishkrimin “Dardanus”.
Në vendngjarje janë në rrjedhë e sipër gjurmimet e mëtejshme arkeologjike që po i zhvillon Qendra Nacionale për Konzervim në Shkup dhe dua të siguroj opinionin se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e çdo artefakti të gjetur në këtë lokacion në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo