Dardan Molliqaj opozitës: Mos merrni pjesë në seancë, nevojat e Kurtit nuk janë të shtetit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka bërë thirrje opozitës që të mos i shkojnë në seancën e jashtëzakonshme të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, për krijimin e një rezolute të përbashkët për t’i dalë kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Baby Boo

“Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur”, thuhet në postimin e tij.

“Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.

Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!”, përfundon postimi.

Kurti ftoi një seancë të jashtëzakonshme që, sipas kryeministrisë, synon të arrijë një rezolutë të përbashkët mes partive politike për ta kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshimet gjyqësore në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/