Dardan Krivaqa dyshohet se e ka dhu*nuar Marigona Osmanin, i ndihmuar nga shoku i tij


Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ngritur aktak*uzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në parabu*rgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vr*asjes së Marigona Osmanit.

Po ashtu, sipas prokurorisë, për Dardan Krivaçën ekziston dyshimi i bazuar se ai po ashtu edhe e kishte dhunuar tashmë të ndjerën Marigona Osmani, ndërsa Arbër Sejdiu me dashje i ka ndihmuar atij në kryerjen e kësaj vepre penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale, për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Baby Boo