DAP i bllokon llogaritë bankare të mijëra qytetarëve, ja arsyeja


Drejtoria e të Ardhurave Publike përmes Qendrës për pagesën e gjobave ditëve të kaluara u dorëzoi qytetarëve afërsisht 14,000 vendime për mbledhje të detyruar të gjobave (shumica të vendosura nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkelje në trafik, Ministria për transport dhe lidhje dhe organe të tjera shtetërore).

Gjysmës prej tyre ose rreth 7000 u janë bllokuar llogaritë e transaksioneve, për shuma prej rreth 3000 denarë.
Pjesa tjetër, ose afërsisht 7000 qytetarë, morën vendim për mbledhje të detyruar të pagës nga punonjësit e tyre (për gjobitje nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit), në vlerë prej 100 deri 500 euro.
Me këtë masë restriktive, në buxhet do të derdhen më shumë se 2 milion euro, para nga xhepat e qytetarëve./Portalb.mk

Baby Boo