DAP hyri edhe në KIPPER, dyert janë mbyllur me mbishkrimin “Popis”


Çelës në derë ka edhe në marketet zinxhir “Kipper”. Nëpër dyer janë ngjitur mbishkrime “Popis”, ndërsa brenda janë vetëm të punësuarit dhe inspektorët e DAP.

Kjo fotografi shihet në marketet në Lagjen Gazi Babë, Karposh e Gjorçe Petrov në Shkup, si dhe në marketet e “Kipper” në lagje të ndryshme të Tetovës ku para dyerve është parkuar vetura e DAP.
Nga jashtë mund të shihet se po kontrollohen prodhimet në kompjuter për të parë a përputhen çmimet.

Baby Boo