DAP: Do të paguhen mjetet e mbetura nga “TVSH-ja Ime”


Gjithsej 313.473 qytetarë deri dje morën kthim të TVSH-së për tremujorin e parë të këtij viti, që arriti në 392.105.912 denarë.

Siç tha sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, do të paguhet edhe përqindja e vogël e mbetur e mjeteve.
“Ka ende përqindje të vogël për t’u kthyer tek përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” sepse kemi pasur disa harmonizime teknike pasi ka ndodhur herën e fundit që të kemi pagesë të dyfishtë. Ne jemi shumë të kujdesshëm në atë pjesë, për të mos bërë të njëjtin gabim. Kthimi i mjeteve te qytetarët do të realizohet në kohë ashtu si më parë”, tha Llukarevska.

Ajo edhe një herë u bën apel atyre që nuk kanë korrigjuar llogaritë e tyre të transaksionit, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Baby Boo